Aksident mes dy veturave në Leshan të Pejës

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për KALLXO.com se policët janë në vendin e ngjarjes.

Ai tha se informacionin për këtë aksident e kanë marrë në orën 15:18.

Gashi tha se nuk ka ende më shumë informacione rreth aksidentit.