Aksident mes dy veturave në Gllarevë, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në rajonin e Pejës.

“Rreth orës 15:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara  dy vetura dhe si pasojë 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.