Aksident, Foto:TopChanel

Aksident mes 12 makinave në qendër të Tiranës, 9 persona të lënduar

Dymbëdhjetë automjete u përfshinë në aksidentin e ndodhur pranë Urës së Tajvanit këtë mesditë, që shkaktoi lëndim të disa personave.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit zinxhir që ka krijuar trafik të rënduar dhe ka trembur dëshmitarët në vendngjarje, por paraprakisht dyshohet se shoferi i urbanit ka humbur kontrollin e mjetit.

Tetë persona ndodhen aktualisht në spital. I lënduar ka mbetur dhe shoferi i autobusit, ndërsa disa persona të tjerë që u lënduan lehtë morën ndihmën e parë dhe u larguan nga vendngjarja.

Urbani i linjës së Unazës ka pësuar dëme të shumta materiale, bashkë me mjetet e tjera dhe pritet ekspertiza e grupit hetimor për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të shumëfishtë./Top Channel