Ilustrim

Aksident me fatalitet në Gjakovë, një i vdekur dhe katër të lënduar

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së shtunës, në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshiera dy automjete me targa vendore. Si pasojë e plagëve një person ka vdekur.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari për shkaktim të aksidentit pas tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00.