Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ahmetaj: Kanë arritur 5,754 pako me fletëvotime nga mërgata

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur që deri më tani kanë arritur 5,754 pako të cilat janë të vendosura në një hapësirë në Ministrinë e Infrastrukturës.

“Më 6 shkurt janë pranuar 2,667 pako me fletë votime, më 8 shkurt janë pranuar 2,799 pako nga qendra tranzitore e postës dhe 179 pako. Gjithsej janë 5,754 pako me fletëvotime, ndërsa brenda pakove mund të ketë më shumë zarfe”, tha ai.

Ahmetaj tutje njoftoi anëtarët se vlerësimi i pakove do të filloj më 14 shkurt.

“Sekretariati parasheh që me datën 14 shkurt ditën e diel të bëhet transferimi i pakove nga vendi i mbajtjes në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ku do të bëhet edhe vlerësimi i pakove, pra zyrtarisht puna për vlerësim do të filloj në QNR”, tha ai.

Ahmetaj tha që objekti ku janë vendosur pakot, nga jashtë sigurohet nga Policia e Kosovës ndërsa përbrenda janë të vendosura kamerat e sigurisë.

“Kamerat janë vendosur të shtunën para arritjes së pakove të para në objektin e brendshëm i cili është i monitoruar në 4 kamera të sigurisë që regjistrojnë 24 orë. Brenda nuk ka qasje askush dhe çdo herë dera hapet me prezencën e vëzhguesve dhe ndërrohen shiritat e sigurisë”, tha ai.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt. Tani është duke u zhvilluar procesi i votimit nga diaspora.

 

Rreth 3 mijë fletëvotime nga diaspora arritën me postë të shpejtë