AIP/ Foto: Agjencia për Informim dhe Privatësi

Agjencia për Informim dhe Privatësi bëhet anëtare e Shoqatës Frankofone për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Agjencia për Informim dhe Privatësi është bërë anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Frankofone për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Pranimi i AIP-së është vendosur në mbledhjen e 15-të të Asamblesë së Përgjithshme, që është mbajtur në Tanger të Marokos.

Për anëtarësimin e AIP-së ishin 18 vota për dhe një abstenim.

Anëtarësimi është bërë në kuadër të mandatit ligjor të kësaj agjencie për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kërkesa për anëtarësim nga ana e AIP-së është bërë në prill të këtij viti.

Në njoftimin e AIP-së, thuhet se kjo ngjarje nënkupton vendosje të marrëdhënieve të bashkëpunimit efektiv të Agjencisë me autoritetet mbikëqyrëse të shteteve të tjera dhe organizatat ndërkombëtare, dhe siguron informacionin relevant për mbrojtjen e të dhënave personale, masat mbikëqyrëse për inspektime, autorizime dhe hetime paraprake.

Shoqata Frankofone e Autoriteteve të Mbrojtjes (AFAPDP) u krijua në shtator të vitin 2007 në Montreal në kuadër të Konferencës së 29-të Ndërkombëtare të Komisionerëve për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësinë dhe bashkon autoritetet e pavarura të mbrojtjes së të dhënave të 23 Shteteve dhe qeverive.

Brenda kësaj hapësire, më shumë se 60 ligje dhe 50 autoritete të pavarura mbrojnë të dhënat personale dhe sigurojnë privatësinë e qindra miliona.