Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Afër 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se aktualisht janë 4 mijë e 902 raste aktive me COVID-19.

Ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve të reja. Po ashtu janë regjistruar edhe vdekje.

Të shtunën, një person ka vdekur dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 u regjistruan për një ditë.

Të dhënat tregojnë se nga 2 mijë e 811 testime, 1 mijë e 84 raste ishin pozitive me COVID-19.

Shkalla e pozitivitetit arriti në 38.56 për qind ndërsa sipas ministrisë, në 24 orët e fundit u shëruan edhe 406 pacientë.