Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abdixhiku: LDK i ka propozuar këto ndryshime shumë kohë më parë, por jo me shantazh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Kuvend tha se LDK kohë më parë ka dhënë një propozim të tillë, për ndryshimin e Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Jam thellësisht i habitur për iniciativën e papërgjegjshme të paprecedent të ngutshme dhe pa asnjë konsultim paraprak për ndryshimin e ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme. Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore, Kosova ka nevojë që ta mundësoj e ta bëjë sa më të lehtë votimin e mërgatës sonë. LDK i ka propozuar këto ndryshime shumë kohë më parë, i ka mbështetur ato dje dhe do t’i mbështesë gjithherë”, tha ai.

Por sipas tij reforma është “shumë më e thellë se sa mbështetja në një ligj”.

Abdixhiku thotë se veprimet e sotme të LVV janë “veprime me qëllime shantazhimi të opozitës nga një shumicë”.