Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, Foto: @albinkurti/Twitter

Kurti dhe Osmani takohen sot me Hoxhajn e Haradinajn

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani sot fillojnë takimet me subjektet politike me qëllim të konsultimit për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kurti dhe Osmani sot nga ora 11:00 do të takohen me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhajn dhe në 13:30 atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. Ndërsa, kryetari i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se takimi që ishte thirrur për sot në orën 12:30, mund të mbahet të premten. RTV21