Lumir Abdixhiku nis takimin me Vjosa Osmanin

Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhkiu në këto momente është duke e zhvilluar takimin me pretendenten për president të vendit, deputetet Vjosa Osmani.

Pas takimit, është paralajmëruar se Osmani nuk do të deklarohet, ndërsa mediave ka mundësi t’u drejtohet Abdixhiku, i cili në këtë takim po shoqërohet edhe nga nënkryetari I LDK-së Lutfi Haziri.  KALLXO.com është duke e përcjellur nga afër këtë takim dhe do të ju mbajë të informuar për gjithë çfarë do të ndodh. Takimi, është konsideruar shumë i rëndësishëm, pasi mbështetja eventuale e LDK-së për kandidaturën e Osmanit, do t’i shtonte gjasat reale që kjo e fundit të bëhej presidente e vendit, me mandat 5 vjeçar.