AAK ka disa prioritete për kulturën e sportin

Sonte në debatin zgjedhor në RTV21 kandidatet për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë shpalosur prioritetet e tyre për Kulturë dhe Sport.

Pranvera Ejupi-Hajzeraj kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka theksuar disa nga prioritetet që kanë për Kulturën dhe Sportin.

“Artistët ndërkombëtarisht po na prezantojnë mirë dhe ne si aleat asnjëherë se kemi pasur në mbështetje dikasterin e kulturës dhe sportit. Duhet një mori gjërash që të bëhet më mirë. Shteti duhet të garantoj subvencione për të gjitha lëmit të artit dhe kulturës”, tha Ejupi- Hajzeraj.

Sipas saj është në interes nacional të Kosovës që arti dhe kultura të jenë në dispozicion të publikut.

“Prioritetet që kisha theksuar janë pavarësia financiare për institucionet e kulturës, rritjet dhe investimet në kulturë dhe menaxhim të saktë të fondeve të kulturës sonë, promovim të vlerave dhe traditës sonë, te diplomacia kulturore të kemi më shumë shkëmbim edhe me diasporën”, tha ajo deri sa tregonte për planin e AAK-së në lidhje me kulturë dhe sport.