Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

A duhet të legalizohet marihuana në Kosovë, flet Selim Selimi nga AAK

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, ka thënë se marihuana duhet të legalizohet, por për qëllime shëndetësore.

Ai, në Debat Pernime, tha se kjo do të ndikonte edhe në rritjën e buxhetit por edhe në krijmin e vendeve të reja të punës.

“Unë mendoj që ka fakte të mjaftueshme shkencore të cilat e kanë vërtetuar që përdorimi shëndetësor i marihuanës ka efekte pozitive, kemi shtete të zhvilluara që e kanë bërë legalizimin e përdorimit shëndetësor të marihuanës siç janë ShBA, por edhe Maqedonia. Për mua personalisht, unë mendoj që duhet të përkrahim një iniciativë të tillë për shkaqe shëndetësore, pra për pacientë, por edhe për shkaqe të krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së buxhetit”, ka deklaruar Selim Selimi.

Zotimet e partive politike për sigurinë, të cilat garojnë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021, sonte në #DebatPernime.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Selim Selimi nga AAK dhe Flamur Sefaj nga LDK.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.