921 raste të reja me COVID-19 dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, 1 person ka vdekur nga COVID-19 dhe janë shënuar 921 raste të reja në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në krahasim me ditën e djeshme, rastet me COVID-19 kanë pësuar rritje, nga 888 që ishin dje, sot janë 921, përderisa një 64 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e infektimit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6,184 testime dhe janë shëruar 290 qytetarë.

MSh ka njoftuar shpërndarja gjeografike e rasteve është: 213 raste në Tiranë, 93 në Vlorë, 92 në Shkodër, 58 në Durrës, 44 në Kavajë, 39 në Lezhë, 33 në Mat, 31 në Vau i Dejës, 28 në Lushnje, 27 në Fier, 26 në Berat, 21 në Kamëz, 20 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Krujë, nga 14 raste në Elbasan, Peqin, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, 11 në Rrogozhinë, 9 në Gramsh, 7 në Vorë, nga 6 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Librazhd, Poliçan, Korçë, Mallakastër, Has, nga 4 raste në Bulqizë, Cerrik, nga 3 raste në Shijak, Memaliaj, Gjirokastër, Himarë, Divjakë, Patos, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Roskovec, Selenicë, Belsh, nga 1 rast në Skrapar, Maliq, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Klos, Tropojë

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë bërë 1,026,069 testime, 143,174 raste pozitive, 2,487 humbje jete, 132,376 të shëruar dhe 8311 raste aktive. Top channel