CoVid-19 - Të shëruar

81 të shëruar nga COVID-19 gjatë ditës

Në testimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562.

Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.621 mostra.