CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

6 viktima dhe mbi 1,200 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes pas infektimit me COVID-19.

Sipas njoftimit, nga 6,696 testime, 1,283 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187,508.

Në total numri i rasteve aktive është 26,977.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në këtë LINK