COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

5 të vdekur dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes nga COVID-19.

Nga 9,451 testime, 2,110 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 3,772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178,768.

Në total numri i rasteve aktive është 30,871.