Ilustrim

4 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit janë raportuar 4 raste të dhunës në familje dhe një rast i kërcënimit.

Në një rast në Podujevë policia njofton se jë grua ka pësuar lëndime trupore pasi e njëjta është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në një rast në Lipjan, policia njofton se është arrestuar një burrë i dyshuar pasi që i njëjti e ka fyer dhe sulmuar fizikisht një grua. Viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin i njëjti është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës njofton se dje në edhe Prizren është arrestuar një burrë pasi i njëjti kishte pasur sjellje agresive ndaj disa personave si dhe kishte thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 00:22, ndërse i dyshuari se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në një tjetër rast në Lipjan dy ditë më parë, policia njofton se një burrë ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga një grua e dyshuar. Sipas policisë lidhur me rastin pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt dhe rasti është nën hetime.