25 gjoba për drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve në Ferizaj nga Policia

25 gjoba kundërvajtësve janë shqiptuar ndaj drejtueseve të motoçikletave dhe skuterëve në kuadër të planit operativ, ‘Motoçikleta 2022’ nga Policia në Ferizaj.

Organet e rendit kanë njoftuar se plani operativ ka filluar nga 22 prilli ndërsa përveç gjobave janë konfiskuar edhe disa motoçikleta dhe skuterë në mungesë të dokumentacionit të rregullt.

DRP në Ferizaj ka bërë të ditur se aktivitete të tilla do të ketë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve, ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të vendosin helmetën gjatë drejtimit, të jenë të kujdesshëm në rrugë si dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt, me qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti në komunikacionin rrugor”, thekson Policia e Kosovës.