20 pacientë post-COVID po trajtohen në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 28 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19. 8 prej tyre me COVID-19 pozitivë dhe 20 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive – 4  pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 16 pacientë post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive – nuk ka pacientë të shtrirë, Spitali i Prizrenit – 4 pacientë, Spitali i Gjakovës  2 pacientë, Spitali i Pejës – 1 pacient dhe Spitali i Ferizajt – 1 pacient.