Foto Ilustrim: Vjedhje

20 mijë eurot që u vodhën para 1 jave, Policia arreston persona në Gjilan

Në orët e para të mëngjesit të së premtes së 31.05.2024, një qytetar nga Kmetoci i Gjilanit kishte kuptuar se dikush ia kishte vjedhur 20 mijë euro para të gatshme dhe menjëherë kishte kërkuar ndihmën nga Polica e Kosovës.

Këtë të fundit, 1 javë më vonë, njoftuan se kanë arrestuar 3 persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Ata dyshohen se në bashkëpunim i kanë vjedhur këto 20 mijë euro.

Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili dy prej të dyshuarve i dërgoi në mbajtje, ndërsa të tretin e ka liruar në procedurë të rregullt.