2 mijë euro gjobë për 20 gramë marihuanë

4 vite, 1 muaj e 1 ditë pas ngritjes së aktakuzës  Gjykata e Prishtinës gjeti fajtor Liridon Borovcin për shitblerjen e narkotikëve.

I akuzuari u dënua me 6 muaj dënim me burgim i cili me pëlqimin e tij u zëvendësua me 2 mijë euro dënim me gjobë.

Paraprakisht, në seancën e sotme Borovci e i kishte pranuar fajësinë ndonëse të njëjtit nuk iu  lexua aktakuza.

Sipas Kodit Penal, për këtë vepër penale parashihet dënim me gjobë dhe burg.

Sipas prokurorisë, me datën 16 shtator 2015, në ora 9 e 30, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në Matiqan për veprën penale vjedhje e rëndë, i akuzuari pasi kishte vërejtur policinë në shtëpinë e tij nga dritarja e dhomës kishte gjuajtur jastëkun  i cili pasi u kontrollua rezultoi me 31 qese narkotike të llojit marihuanë në shumë totale prej 20.15 gramë.

Liridon Borovci, është dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 7 shtator 2019 me 4 mije euro dënim me gjobë për veprën penale dhënie ryshfeti zyrtareve doganorë.

I  akuzuari Liridon Borovci, po vazhdon të përballet me akuzën e Prokurorisë për krim te organizuar ne Gjykatën e Mitrovicës.