Autostrada "Arbën Xhaferi" - Foto: Facebook/PalLekaj

178 mijë euro për ndërtimin e mbikalimit në Babush

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po planifikon të ndërtojë një mbikalim mbi Autostradën Arbën Xhaferi në fshatin Babush.

Kjo ministri e ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës për ndërtimin e një mbikalimi për këmbësor në fshatin Babush të Lipjanit në Autostradën “Arbër Xhaferri”.

Kompania e rekomanduar për kontratën për ndërtimin e mbikalimit në fjalë është shpallur “Eurokod SH.P.K”. Ministria do të paguajë 178,000 për ndërtimin e mbikalimit mbi.

Në këtë tender kishte ofertuar edhe biznesi “Rexha sh.p.k”, por komisioni vlerësues i tenderëve e kishte eliminuar nga gara pas kishte konstatuar se i mungojnë disa dokumente që kanë qenë kërkesa në dosjen e tenderi.

Data e dhënies së kontratës sipas njoftimit, është 2 gusht 2019.