Foto: Ilustrim

15-vjeçari goditet me thikë nga një 14-vjeçar në Prishtinë

Një 15 vjeçar, ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet është goditur me thikë nga i dyshuari, 14 vjeçar.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas të dyshuarit i njëjti e ka qëlluar pa dashje me thikë viktimën derisa ishin duke luajtur.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.