COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza
14 raste të reja me COVID-19
11.4.2022 - 14:51
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 708 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 24 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.085.
Në total numri i rasteve aktive është 534.