Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

13 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

13 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë të prekur edhe me infeksionin e COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

IKShPK gjithashtu ka njoftuar se 574  raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Në Kosovë aktualisht janë mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 77.827 raste nga persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.715  raste të vdekjes.