Ilustrim

10 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

10 persona kanë vdekur në Kosovë që ishin të prekur edhe me coronavirus në 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së, në mesin e të vdekurve është edhe një 50 vjeçar nga Rahoveci.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç)” , thuhet në raportin ditor të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Tutje, thuhet se 705 persona kanë rezutluar pozitiv me SARS-CoV-2, përderisa 522 të tjerë janë shëruar.