Foto: Facebook/Edi Rama.

Vihet gurthemeli për objektin e ri të Teatrit Kombëtar në Tiranë

Ka nisur sot në Tiranë ndërtimi i ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar në Tiranë (TKT). Gurthemelimi për ndërtimin e këtij objekti është përcjellë nga artistë të njohur e zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Lajmi për nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë është bërë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Rama ka shkruar në Facebook se ndërtesa e re e TKT-së  do të jetë një vepër mbresëlënëse e Tiranës, duke e krahasuar me stadiumin Arena Kombëtare.

 Teatri Kombëtar – Vendosim sot gurin e themelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri Kombëtar, e cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI, që njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Evropë”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.

Nisja e punimeve për ndërtimin e këtij objekti është kundërshtuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Kjo aleancë e cila mbledhë artorë të TKT-së, por edhe qytetarët të tjerë, po akuzon drejtuesi e shtetit shqiptar dhe ata të Tiranës për tjetërsim të pronës së TKT-së dhe dyshime se prona e këtij teatri do të përdoret edhe për qëllime biznesi.

Në 2018 Kuvendi i Shqipërisë votoi për rrëzimin e ish-objekti të TKT-së të ndërtuar në vitin 1939, me arsye se nuk i plotëson kushte teknike për një objekt teatri.

Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nxiti reagimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatri, kundërshtoi arsyet e rrëzimit.

Pavarësisht kundërshtimeve, ish-objekti i TKT-së u rrëzua në maj të viti 2020.