Sonte nis festivali ‘Ngomfest 2021’

Për tri netë më radhë nga sot, deri më 17 korrik 2021 në Prizren do të mbahet edicioni i 10-të i festivalit muzikor, ‘Ngomfest”.

Festivali do të mbahet në kalanë e qytetit.

“Vet kalaja e Prizrenit e bën festivalin të veçantë, ndërsa edicioni i sivjetëm do të jetë edhe më i veçantë për shkak që pas rreth dy vjetëve ne përsëri do të mblidhemi të gjithë së bashku në hapësirat e kalasë në dy skena: Sunset dhe Sunrise stage. Është edicioni i dhjetë jubilar i festivalit dhe i pesti i cili mbahet në hapësirat e Kalasë së Prizrenit”, ka thënë Zani Dida, drejtor i produksionit të “Ngomfest”.

Artistët pjesëmarrës të këtij edicioni, ka thënë Dida do të jenë të gjithë artistë vendorë.

Dida ka thënë se festivali do të mbahet duke i respektuar masat  e reja të qeverisë lidhur me COVID-19.

“Më në fund po i kthehemi normales dhe shpresojmë që ky fillim të jetë me shumë dashuri, paqe dhe shëndet për të gjithë”, ka thënë ai.