Shfaqja ‘Zërat pas Skene’ transmetohet sot në livestream

 

Shfaqja “Zërat pas Skene”, e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu”, transmetohet sot në ora 21:00, në faqen e Facebook-ut të këtij teatri.

E njëjta transmetohet në formatin online/livestream.

Shfaqja jepet në kuadër të kalendarit të përbashkët online të teatrove kosovare për muajin maj dhe njëkohësisht transmetohet edhe në Facebook-un e teatrove tjera që janë pjesë e këtij kalendari.

Shfaqja “Zërat pas Skene” është tekst i Michael Frayn, nga anglishtja e përkthyer prej Shkëlzen Berisha, me regji të Ilir Bokshit.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Myrvete Kurtishi, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Vlera Pylla, Valon Pallaska, Yllka Lota, Ylber Mehmeti, Altina Kusari dhe Besfort Berberi.

Kjo shfaqje përmban shfaqjen brenda shfaqjes që quhet “Asgjë Veshur”, ku autori i kësaj ishte Robin Housemonger.

Komedia shpaloset nga variacione të ndryshme, ku kaosi jashtë skenës ndikon përbrenda skenës.