Shfaqja për fëmijë 'Dashuri në fund të detit' jepet sot në teatrin ‘Dodona’

Teatri i Qytetit të Prishtinës, “Dodona” shfaq sot shfaqjen për fëmijë me kukulla “Dashuri në fund të detit”, me tekst dhe regji të Valdet Ramës.

Shfaqja jepet në skenën e kukullave në dy termine, në ora 11:00 dhe në 13:00 dhe u dedikohet fëmijëve prej moshës tre vjet e lartë.

Shfaqja rrëfen përpjekjet e një pirati të vetmuar për të gjetur medaljonin e artë.

Në një stuhi në det, pirati e shpëton një princeshë nga valët e detit dhe i kërkon që ajo të zhytet në det për ta kërkuar medaljonin.

Por, pirati merr një porosi në shishe dhe e kupton se s’ka çfarë të bëjë pos të pres, të lundrojë nëpër det dhe të shpresojë ta gjej thesarin.