Realiteti trans-gjinor në skenën e Teatrit Dodona

 

Shfaqja e cila shpalos realitetin trans-gjinor “Unë jam vetë grua” do të shfaqet sot në teatrin Dodona nga ora 19:30.

Me anë të kësaj shfaqje me regji të Kushtrim Koliqit dhe interpretim të Adrian Morinës, vihen në pah çështjet e gjinisë dhe identitetit në Kosovë përmes syve të Charlotte von Mahlsdorf, spiune trans-gjinore që jetonte në Gjermaninë Lindore Komuniste.

Shfaqja fituese e çmimit “Pulitzer” dhe e çmimit “Toni” bazohet në bisedat dhe intervistat e Doug Wright me trans-gjinoren gjermane, njëherit tregtaren e antikuarëve Charlotte von Mahlsdorf, si dhe në autobiografinë e Charlotte të vitit 1992, të titulluar ‘I am my own wife’.

Shfaqja u përshtat për një audiencë shqiptare nga shfaqja origjinale angleze/gjermane e cila pati premierën e saj në Chicago në vitin 2004.