Rahovec, mbahet sot Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Popullore

Me moton “N’konak të Rahovecit bashkon kënga shqipe” mbahet sot në Rahovec, edicioni i parë i Festivalit Mbarëkombëtari i Këngës Popullore.

Festivali do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës të këtij qyteti “Mensur Zyberaj”, duke filluar nga ora 18:00.

Pjesë e edicionit të sivejtëm do të jenë ansamble dhe këngëtarë të muzikës popullore nga disa qytete të Kosovës, Preshevës dhe nga Kumanova.

Naser Dula drejtor i Festivalit ka pohuar në një prononcim për Kallxo.com, se edicioni i parë i këtij festivali do të karakterizohet nga një sërë të veçantash, ndërsa prezantohen ansamblet nga Prizreni, Kumanova, Presheva dhe Rahoveci.

“Është edicioni i parë dhe në këtë festival që mbahet me moton ‘N’konak të Rahovecit bashkon kënga shqipe’ prezantohet edhte ansambli i posaformnuar rahovecas, ‘Artistët rahovecas’”, ka thënë Dula.

Festivali ka karakter garues dhe do të ndahet edhe këto çmime: Çmimet I, II dhe III.  Çmimi ‘Solisti më i mirë’, Çmimi ‘Solistja më e mirë’, Çmimi ‘Dueti më i mirë’, Çmimi i publikut, ‘Paraqitja skenike më e mirë’, dhe Çmimi ‘Orkestra me e kompletuar’.