‘PriFest’ hap thirrje për vullnetarë

Prishtina International Film Festival (PriFest) është gati për të filluar edicionin e 13-të porse ka nevojë për ndihmën e vullnetarëve.

Përmes një komunikate për media, “PriFest” ka bërë të ditur se ka hapur thirrje për pranimin e vullnetarëve, të cilat do të punojnë ngushtë me organizatorët në mbarëvajtjen e festivalit.

“Kështu që nëse keni dëshirë me qenë afër aktorëve më me emër dhe me punu në mënyrë vullnetare kjo është një mundësi shumë e mirë për ju për të mësuar gjithçka rreth organizimit të një festivali të rangur siç është ‘PriFest’”, thuhet në njoftimin e “PriFest”-it.

Edicioni i 13-të i “PriFest” do të mbahet nga 24 deri më 29 gusht 2021 në Prishtinë.

Linku për aplikim