Objekti i renovuar i Muzeut Etnologjik në Prishtinë. Foto: KALLXO.com.

Pas restaurimit, Ministria Kulturës synon rikthimin e rikonceptuar të ekspozitës ‘Cikli i jetës’ në Muzeun Etnologjik

Restaurimi i objektit-shtëpisë kryesore të Muzeut Etnologjik që funksionon në Kompleksin “Emin Gjiku” në Prishtinë, ka përfunduar në qershor të viti të kaluar. Por, brenda kësaj shtëpi nuk janë rikthyer artefaktet etnologjike të cilat ishin pjesë e ekspozitës “Cikli i jetës”.

Ekspozita “Cikli i jetës” ishte hapur si ekspozite e përhershme pas themelimit të këtij muzeu. Ajo është larguar nga aty për t’i hapur rrugë restaurimit të objekti që nisi në 2017.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka treguar kohë se kur do të rihapet kjo ekspozitë. Puna për restaurimin dhe konservimin e artefakteve, vendosja e vitrinave dhe inventari të nevojshme, janë tregues se rikthimi i ekspozitës “Cikli i jetës” do të marrë goxha kohë.

Rikonceptimi i ekspozitës

Në një përgjigje për KALLXO.com, MKRS ka lënë të kuptohet se rikthimi i ekspozitës “Cikli i jetës” do të bëhet në përputhshmëri të raportit “Zhvillimi i muzeve në Kosovë” në kuadër të programit kombëtar të muzeve. Ky raport nuk është publikuar, pro MKRS thotë se ai do të behet publik përmes thirrjes publike të specifikuar për tre muze më të rëndësishëm në vend.

“Krijimi i konceptit të ekspozitës bazë ‘Cikli i jetës’ në Muzeun Etnologjik, përcaktimi i kritereve për dizajnin e hapësirave ekspozueses në përputhje me konceptin dhe vlerat e trashëgimisë së luajtshme kulturore dhe me hapësirat ekspozuese, si dhe përcaktimi i kritereve për instalim të ekspozitave, është trajtuar në kuadër të këtij raporti që do të dal përmes thirrjes publike të specifikuar për tre muze me rëndësi të veçantë: Muzeun Etnologjik-Kompleksi Emin Gjiku, Kulla e Isa Boletinit, dhe Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”- thuhet në përgjigjen e MKRS për KALLXO.com.

MKRS thotë se synon që prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore të bëhen në mënyrë sa më bashkëkohore dhe të qasshme për vizitorin. Megjithatë ministria nuk ka tregua se kur mund të hapet thirrja për përzgjedhjen e projektit për instalimi e kësaj ekspozite në Muzeun Etnologjik.

Restaurimi i artefakteve

Muzeu Etnologjik numëron deri në 1500 artefakte, ku pjesa dërmuese ishin ekspozuar në kuadër të ekspozitës “Cikli i jetës”,  të cilat i janë nënshtruar restaurimit, para se të riekspozohen.

Etnologu Bekim Xhemili, kustos në Muzeun Etnologjik tha për KALLXO.com se restaurimi i artefakteve është i domosdoshëm dhe do të marrë kohë.

“Rihapja e ekspozitës ‘Cikli i jetës’ është planifikuar që tek pas përfundimit të trajtimit të përgjithshëm të eksponateve, proces që do të merr kohë, do të bëhet planifikimi i kthimit të ekspozitës bazë, me konceptin e njëjtë – Cikli i jetës, por me rifreskime të eksponateve në kuadër të prezantimit, interpretimit, edukimit dhe promovimit multimedial”- tha ai për KALLXO.com.

Xhemili thotë se pas restaurimit, hapësira e objektit duhet të kompletohen me inventarin e nevojshëm më vendosjen e artefakteve.

Veshja e gruas Hasjane. Foto: Facebook/ Muzeu Etnologjik.

Historiku i Muzeut Etnologjik

Muzeut Etnologjik të Kosovës është themeluar në 2006 brenda hapësirave që dikur i takonin Sektorit të natyrës në kuadër të Muzeut të Kosovës. Muzeu funksionon në Kompleksin Etnologjik “Emin Gjiku” pjesë e së cilit janë tri objekte, dy prej të cilave shtëpi familjare, që dikur i takoni familjes së Emin Gjikut.

Eksponatet që ruhen dhe janë ekspozuar në këtë muze i takojnë fushave etnologjike dhe segmenteve të ndryshme etnokulturore, përfshirë kulturën materiale dhe shpirtërore: tekstile, veshje, shtroje, mbuloje, enë dhe orendi nga druri, metali, poçaria, vegla dhe mjete të punës, veglat muzikore, stolitë dhe aksesorët, armët, amulete të ndryshme, e të tjera.

Ekspozita “Cikli i jetës” është hapur si ekspozitë e përhershme në objektin kryesor të kompleksin, ndërsa prezanton tri ciklet të zhvillimit të jetësor, lindjen, zhvillimin dhe vdekjen.

Në 2017, me fonde të MKRS nisi restaurimi i objektit kryesore i shekullit të XIX, “shtëpi familjare” në kompleksi ‘Emin Gjiku”, restaurim i cili u përcoll me probleme.  Vetëm në verën e 2022-it, MKRS arrit ta përfundojë restaurimin e këtij objekti që i kushtoi rreth 75 mijë euro. Objekti tjetër i muzeut, që  i takon shek. XVIII, “shtëpia e mysafirëve” ka qenë dhe është i hapur për vizitorë.

Nga korriku deri në fund të tetori 2022 në objekti e rinovuar të Muzeut Etnologjik, ishte hapur ekspozita “Marubi” më kuadër të Bienales Ndërkombëtare Nomade, “Manifesta14 Prishtina”.

 

Shtëpia e miqve, shekulli XVIII- Muzeu Etnologjik. Foto: Facebook/Muzeu Etnologjik.