FOTO: BBC

Muzeu në Londër vendos të kthejë 72 artefakte në Nigeri

Një muze në Londër ka njoftuar se ka rënë dakord të kthejë në Nigeri artefaktet e grabitura në shekullin e 19-të nga Mbretëria e Beninit, raporton BBC.

Muzeu ‘Horniman’ tha se pronësia e 72 objekteve do t’i kthehet qeverisë nigeriane.

Artikujt përfshijnë 12 pllaka bronzi, të njohura si Bronzët e Beninit, një gjel prej bronzi dhe një çelës për pallatin e mbretit.

Kërkesa për kthimin e objekteve kishte ardhur nga Komisioni Kombëtar i Nigerisë për Muzetë dhe Monumentet (NCMM) në muajin janar.

Muzeu, në Londrën juglindore, thotë se është konsultuar me anëtarët e komunitetit, vizitorët, nxënësit e shkollës, akademikët, profesionistët e trashëgimisë dhe artistët me bazë në Nigeri dhe MB për kthimin e artefakteve.