Nis kthimi gradual i publikut në Galerinë Kombëtare të Kosovës     

Mbi 50 vizitorë kanë vizituar ekspozitat e Galerisë Kombëtar të Kosovës, në dy ditë e fundit pas rihapjes.

Galeria Kombëtar ka rihapur dyert për vizitorët të martën që shkoi pas dy muaj e gjysmë të mbylljes për shkak të Coronavitusit. Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi ka vizituar të martën Galerinë duke u bërë edhe vizitorja e parë GKK-së, pas rihapjes. 

Arta Agani, drejtoreshë e GKK-së, ka thënë në një prononcim për Kallxo.com se gjatë dy ditëve të para pas rihapjes GGK-në e kanë vizituar 50 vizitorë. 

“Po ka interesim për të vizituar ekspozitat, janë 50 vizitorë për këto ditë gjatë vizitave nuk do të lejohen më shumë se 2-3 veta në sallë”, ka thënë drejtoresha e GKK-së, Arta Agani për Kallxo.com.   

Aktualisht në GKK po qëndrojnë të hapura ekspozitat “Heshtje e rëndë” e Burim Gashit dhe ekspozita e fotografive të  shpërblyera të “Worldpress”. 

ndërkohë, GKK-ja ka vazhduar prezantimin e veprave nga kosleksioni i saj, në kuadër të Muzeut Virtual. Kësaj radhe galeria kë prezantuar në faqen e saj në Facebook, veprën e piktorit Isa Alimusaj, “Figura në hapësirë”.