Foto: Denis Sllovinja / Galeria e Arteve
Ekspozita 'Komploti i Tiranës' e Adrian Isufit hapet nesër në Galerinë Kombëtare
11.5.2022 - 14:13
Krijuesit nga Shqipëria Ardian Isufi do të hapë nesër, 12.05.2022, në Galerinë Kombëtare të Kosovës ekspozitën personale, “Komploti i Tiranës”.
Ekspozita hapet në ora 19:30 dhe është kuruar nga Gaetano Centrone, Vladimir Myrtezai-Grosha dhe Elton Koritari.
Krijuesi Ardian Isufi ekspozon për herë të parë në një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Përmes kësaj ekspozite, Isufi sjellë për publikun e Kosovës një përzgjedhje nga karriera e tij e gjatë artistike si edhe vepra të reja e të krijuara enkas për këtë ekspozitë, ku veçohen pavijonet e Veprave të Pamundura, atë të Komplotit të Tiranës apo Interpelancën e Artistit me Raino Isto dhe Genti Gikola.
Ekspozita deri më 12 qershor 2022.