Pamje nga konferenca në hapje të RLIOF. KALLXO.com.

Nis edicioni i dytë i festivalit 'Rame Lahaj International Opera Festival'

Ka nisur sot në Prishtinë edicioni i dytë i festivalit të operës, “Rame Lahaj International Opera Festival” (RLIOF).

Hapjes së festivalit i ka paraprirë një konferencë për media mbajtur nga Ramë Lahaj, themelues dhe drejtor i festivalit, Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës dhe Jean Bernard Thomas, mjeshtër vokali.

Tenori Ramë Lahaj tha në fillim të konferencës se qëllimi i organizmit të këtij festivali është promovimi i artit operistik në Kosovë dhe mbështetja për talentët e rinj.

“Kisha dashur që ky festival të shndërrohet në traditë, pasi është i vetmi i këtij lloj në vend dhe rajon. Ky festival do të ndikojë dhe paraprijë promovimit të muzikës operistike në Kosovës, sidomos me ardhjen e artistëve ndërkombëtare pavarësisht kushteve dhe kostove financiare”, tha ai.

Ndërsa, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se festivali RLIOF po kontribuon edhe në themelimin e institucioneve muzikore, sikurse Opera e Kosovës.

“MKRS e vlerëson Ramë Lahajn që kthehet me festivali dhe kontribuon në muzikën dhe zbulimin talenteve të rinj. RLIOF e vlerësojmë si kontribut të drejtë për drejtë për promovimin e muzikës operistike në vend, sjelljen e artistëve të huaj, si dhe kontributin në promovimin e trashëgimisë muzikore shqiptare”, tha ndër të tjerash Çeku.

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës tha se RLIOF po shndërron Prishtinë në qytet të muzikës operistike.

“Festival jep kontribut në pasurimin e jetës së kryeqyteti duke e bërë Prishtinë një platformë të muzikës operistike”, tha ia.

Ndërsa,  Jean Bernard Thomas mjeshtër vokali ka mbetur i surprizuar me atë çfarë ka gjetur në Kosovë. Ndërkaq, Ulpiana Aliaj, drejtoreshë artistike e festivalit RLIOF ka prezantuar programin e edicionit të dytë të festivalit.

Programi

Edicioni i dytë i RLIOF ka nisur me masterclass-en me Jean Bernard Thomas, mjeshtër vokali.

Festivali do të mbahet deri më 31 korrik 2022. Pjesë e këtij edicioni janë artistë vendas dhe të huaj.

Në kuadër të këtij festival, më 24 korrik 92022) mbahet mbrëmje e netëve të operës, ku do të prezantohen këngëtarë të njohur shqiptarë, ndërsa më 26 korrik do të mbahet një mbrëmje kushtuar Nexhmije Pagarushës. Gala koncerti me emra të njohur të muzikës së huaj dhe shqiptare do të mbahet më 312 korrik në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Pamje nga konferenca në hapje të RLIOF. KALLXO.com.

 

Programi.