Të premten nis festivali ‘Vihuela Guitar Fest’

Edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës, “Vihuela Guitar Fest” hapet të premten e ardhshme në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

“Vihuela Guitar Fest”  do të zgjas deri më 17 nëntor 2023 dhe janë planifikuar të shfaqen një seri koncertesh.

Organizatorët e këtij festivali kanë bërë të ditur se “Vihuela Guitar Fest” hapet me koncertin e kitaristit Admir Doçi, që mbahet më 03.11.2023 duke filluar nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë.

Pas tij, kitaristi Bozhana Pavlova do të jetë në skenë më 11 nëntor në të njëjtin vend.

Më pas, më datë 14 nëntor, do të ketë koncert me artistët e rinj të kitarës në Kosovë.

Festivali përfundon me koncert nga Timotej Kosovinq që mbahet më 17 nëntor 2023.

Organizatorët kanë bërë të ditur se përveç koncerteve, festivali ofron edhe masterklas dhe punëtori të kitarës me artistët pjesëmarrës.