Foto: Festivali Sunny Hill në Facebook

Sunny Hill Festival shtyn edicionin e këtij viti, do organizohet në gusht të vitit 2024

Festivali Sunny Hill përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të shtyjë edicionin e sivjetmë, pasi janë në përgatitje të lokacionit që do jetë i përhershëm.

njoftim theksohet se edicioni do mbahet në javën e parë të gushtit në vitin 2024.

“Këtë vit,  po bëjmë gati shtëpinë tonë të re dhe të përhershme. Një që u mundëson pjesëmarrësve tanë të festivalit të marrin asgjë më pak se më të mirën që presin dhe meritojnë. Ndjekësit tanë të festivalit meritojnë më të mirën absolute. Në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe vendin e festivalit dhe infrastrukturën e tij”- thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se nxitimi i këtij procesi do komprometonte cilësinë e asaj që përfaqëson ky festival.

“Ne besojmë se nxitimi i procesit do të komprometonte cilësinë dhe thelbin e asaj që përfaqëson Sunny Hill Festival. Si vetë fansa të përkushtuar, besojmë fuqimisht në ofrimin e përvojës së jashtëzakonshme. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë festivalin e sivjetmë”- bëhet tutje e ditur nga festivali.

Në njoftim më tej thuhet se festivali renditet si një nga 5 më të mirët në Evropë.

“Shënoni kalendarët për një përvojë të paharrueshme të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024.  Tani, renditemi si një nga 5 festivalet më të mira për të ndjekur në Evropë”- bëhet e ditur në njoftim.

Vitin e kaluar po ashtu procesi i këtij festivali u zvarrit pasi komuna e Prishtinës dhe MAPL nuk kishin kryer në kohë procedurat për lokacionin ku pritej të organizohej festivali, në Shkabaj të Prishtinës.

Në mungesë të këtij lokacioni, festivali u mbajt në Parkun e Gërmisë, derisa aktivistë që merren me ambientin patën kritika për dëmtim të natyrës.