Foto: KALLXO.com.

Forca të mëdha të Policisë kujdesen për rendin dhe sigurinë gjatë Festivalit "Sunny Hill"

Një numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës po kujdesen për rendin dhe sigurinë gjatë Festivalit “Sunny Hill” që ka nisur sot në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Qytetarë të shumtë po përcjellin perfomancat e artistëve të njohur natën e parë të festivalit.

Pamjet e siguruara nga KALLXO.com tregojnë interesimin e madh të qytetarëve për festivalin dhe policinë duke mbajtur rendin.

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet për katër ditë rresht, sonte, nesër. më 6 dhe 7 gusht në Parkun e Gërmisë.

Foto: KALLXO.com.