Ndarja e çmimeve të  festivalit ‘Moisiu 2025'. Foto: KALLXO.com.

Mbyllet festivali i Teatri Shqiptar ‘Moisiu’, shfaqja nga Tirana merr çmimet kryesore

Mes emocionesh e duartrokitjesh është mbyllur të enjten, më 27 nëntor 2025, edicioni i 3-të i Festivalit të Teatrit Shqiptar, “Moisiu”.

Në natë mbyllëse që u mbajt në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK) në Pallatin e Rinisë në Prishtinë u ndan edhe çmimet e festivalit.

Shfaqja “Si ta doni” e Teatrit Kombëtar të Tiranës ka marrë çmimin “Shfaqja më e mirë” e edicionit të 3-të të festivalit ‘Moisiu” dhe 4 çmime tjera.

Ndërsa, çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Norbert Rakoëski për shfaqjen “Martesa” të TKK.

Çmimet: ‘Moisiu 2025’

Juria në përbërje të Arben Derhemi, Arben Bjaraktaraj, Drita Kaba -Karaga dhe Helidon Fino, çmimin për shfaqjen më të mirë e ndau për Teatrin Kombëtar të Tiranës për shfaqje “Si ta doni”

“Në këtë vepër madhore vjen një realizim dhe harmoni me të gjitha komponentët e saj, ku ndriçon edhe qasja në nivel të dramaturgjisë dhe artikulimit artistik përligjë në perfeksion binomin mendim- emocional”- thuhet në arsyetimin e jurisë për ndarjen e këtij çmimi.

Çmimin “Regjia më e mirë” iu dha Norbert Rakoëski për regjinë e shfaqjes “Martesa” të TKK-së.

Çmimi i karrierës iu dha postmortum regjisorit Enver Petrovci.

Çmimi “Skenografia më e mirë” iu nda Maria Jankoëska për shfaqjen “Martesa” të TKK-së.

Çmimi “Kompozitori më i mirë” shkoi për Endri Sina për shfaqjen “Si ta doni” të TK-së në Tiranë.

Çmimi “Kostumografia më e mirë” iu dha Blagoje Micevski për shfaqjen “Si ta doni” të TK-së në Tiranë.

Çmimi “Aktori më i mirë” iu dha Viktor Zhustit pë rolin në shfaqjen “ Babai” të Teatri Kombëtar Eksperimental të Tiranë.

Çmimi “Aktorja më e mirë “ iu nda Luli Bitrit për rolin në shfaqjen “Si ta Doni” të TK-së në Tiranë.

Çmimi “Aktori i dytë më i mirë e mori” iu nda Florian Agalliu për rolin në shfaqjen “Si ta doni” të TK-së në Tiranë.

Çmimin “Aktorja e dytë më e mirë” e mori Sheqerie Ilazi për rolin e saj në shfaqjen “Në përballje me vdekjen” të Teatri i Qytetit Tetovë.

Kurse, Çmimin “Artistja e re më e mirë” iu dha Ajshe Useini për rolin e saj në shfaqja “Marrëdhëniet” të Teatri i Qytetit Gostivar.

Kurse, “Artisti i ri më i mirë” iu dha trupa e aktorëve të Teatrit “A. Z. Çajupi” në Korçë, për interpretimin në shfaqja “Na ishe njëherë”: Silvio Goskova, Juxhin Plovishti, Xhuliano Brisku dhe Antonio Tole.

Ndërkaq, Çmimi i kritikës e mori shfaqja “Martesa” e TKK-së.

Çelësi i suksesshëm

Shumë prej fituesve të çmimeve nuk ishin në sallë për të pranuar çmimet, disa u vonuar për shkak të trafikut të rënduar në rrugët e Kosovës, ndërsa, ata që ishin u shprehën se çmimet janë shpërblimi për punë e tyre, të kolegëve dhe stafeve të teatrove të tyre.

Aktorja Luli Bitri, tha gjatë pranimit të çmimit si aktorja më e mirë e festivali ka një lidhje të veçantë me Prishtinën.

“Aktorët e dinë se çka do të thotë të bësh një rol me dashuri dhe ky ka qenë i tillë”- tha ajo.

Jetëgjatësia e shfaqjeve në skenë

Ndërkaq, Fadil Hysaj, regjisor i cili ndau çmimi për regjinë më të mirë të shfaqjes, tha se regjisura në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni po arrin nivelet më të larta.

Por, tha shfaqjet e realizuar po vdesin pas një viti të krijimit të tyre dhe duhet krijohet tradita që një shfaqjet të ketë jetëgjatësi.

“Regjisura është art i veçantë. Propozoj që vitin tjetër të jepet një çmimi për drejtorët e për jetën më të gjatë të një shfaqje” – tha Hysaj.

Kushtrim Sheremeti, drejtor i TKK-së tha se me mbylljen e këtij festivali është garantuar jetëgjatësia e festivalit “Moisiu”.

“E kemi filluar në Shkup me një besim të madhe përtej mundësive që do ta realizojmë këtë festival. Besimi ynë ishe se nëse e përmbyllim rrotacionin e parë, Shkup- Tiranë- Prishtinë, ky festival nuk do të kurrë”- tha Sheremeti.

Edicioni i 3-të

Edicioni i tretë i festivalit “Moisiu” u mbajt nga 22 deri më 27 nëntor 2025 në Prishtinë.

Në këtë edicion u prezantuan nëntë shfaqje nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Presheva: “Si ta doni” nga Teatri Kombëtar- Tiranë; “Një dorëzim në Spokan” nga Teatri i Qytetit në Preshevë; “Vojçeku” nga Teatri ‘Hadi Shehu” i Gjakovës; “Na ishte një herë” Teatri “A.Z. Çajupi” nga Korça: “Martesa” nga TKK; “Babai” nga Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana; “Marrëdhëniet” nga Teatri i Qytetit të Gostivarit; “Një përballje me vdekjen” nga Teatri i Qytetit të Gjakovës dhe “Komedia e zezë” nga Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit.

Festivali “Moisiu”, i cili u themelua në vitin 2022 si një ngjarje vjetore, për t’u mbajtur me rotacion, një vit në Shkup, një në Tiranë e një në Prishtinë, tashmë mbylli e ciklit të parë.

Edicioni i parë, më 2022 është mbajtur në Shkup, i dyti në Tiranë, më 2023.

Edicioni i anuluar dhe greva e vitit 2024

Ndërsa edicioni i tretë planifikuar të mbahet në nëntor të 2024 u anulua për shkak të grevës së punëtorëve të TKK-së.

Më 18.11.2024, Shoqata Sindikale e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës hyri në një grevë të përgjithshme me kërkesa për rishikimin dhe rritjen e koeficienteve të pagave sipas meritave për punëtorët e TKK-së.

Për shkak të grevës, ishte anuluar mbajtja e festivalit “Moisiu”, i cili ishte planifikuar të hapej me premierën e shfaqjes “Emira” më 20.11.2024.

Sipas rotacionit vitin e ardhshëm (më 2026), festivali “Moisiu” mbahet në Shkup.

Ndarja e çmimeve të  festivalit ‘Moisiu 2025′. Foto: KALLXO.com.
Ndarja e çmimeve të  festivalit ‘Moisiu 2025′. Foto: KALLXO.com.
Ndarja e çmimeve të  festivalit ‘Moisiu 2025′. Foto: KALLXO.com.
Ndarja e çmimeve të  festivalit ‘Moisiu 2025′. Foto: KALLXO.com.
Ndarja e çmimeve të  festivalit ‘Moisiu 2025′. Foto: KALLXO.com.
Ndarja e çmimeve të  festivalit ‘Moisiu 2025′. Foto: KALLXO.com.