Lutfi Haziri i jep merita Vlora Dumoshit për mosshkrirje të MKRS-së

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pohuar se ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka një pjesë të madhe të meritës për mosshkrirje të MKRS në ministri tjera.

Sipas tij, Dumoshi, ishte insistuesja e madhe për mos shkrirje të MKRS, për të mirën e kulturës, rinisë dhe sporteve.

“Ka qenë një insistuese më e madhe që MKRS të mos shkrihet në ministri tjera, për interes të kulturës, rinisë dhe sporteve dhe besoj që ministrja Dumoshi në mënyrë më të drejtë ka me avancu MKRS”, ka thënë kryetari Haziri.

Këto deklarime kryetari i Gjilanit, Haziri i tha gjatë një konferencë për media të mbajtur sot në Gjilan me ministren Vlora Dumoshi.

Ministrja Vlora Dumoshi ka vizituar sot komunën e Gjilanit.

Shkrirja e mundshëm e MKRS në ministri tjera ishte përfolur pas deklarimeve se në qeverinë Kurti do të ketë më pak ministri, se në qeveritë e më pashme.