Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Komuna e Prishtinës zoton 85 mijë euro për projekte kulturore

Komuna e Prishtinës ka hapur thirrje publike për mbështetje të projekteve kulturore për këtë vit.

Për mbështetje të projekteve sipas kësaj thirrje komuna ka ndarë një shumë prej 85,000.00 eurove.

Sipas kësaj thirrje të drejtë konkurrimi për mbështetje kanë të gjitha organizatat që fushëveprimtari të tyre kanë kulturën të trashëgiminë kulturore.

Sipas këtij konkursi-thirrje për mbështetje, do të mbështeten projektpropozime nga fusha e muzikës, festivale muzikore dhe artit, botimet libri, kinematografi, fusha e muzikës, teatër, prezantime ndërkombëtare, etj.

Një prej kritereve të Komunës për mbështetje, propozuesit e projektpropozimeve nuk duhet të kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete.

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500 euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 11,560.00 euro.

Thirrja për mbështetje të projekteve kulturore nga Komuna e Prishtinës mbetet e hapur deri më 8 tetor 2019.