Filmi 'Zana' nga 20 shtatori shfaqet në Cineplexx

Filmi ‘Zana” i Antoneta Kastratit, nga 20 shtatori i këtij viti do të fillojë të shfaqet edhe në Kinemanë Cineplexx në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një njoftimi për publikun.

Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Ndërkohë, sipas këtij njoftim të QKK-së, filmi “Zana” është shfaqur premier botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në Kanada, dy ditë më parë.

Ky film është pjesë e Edicionit të 44-të të “Toronto International Film Festival” (TIFF) që ka nisur më 5 dhe do të zgjasë deri më 15 shtator 2019

Në rolet kryesore luajnë: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca, etj.

Realizimi i këtij filmi është mundësuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe Komuna e Pejës.