Shfaqja ‘Qeni që nuk dinte të lehë’ jepet nesër në Teatrin ‘Dodona’

Shfaqja me kukulla “Qeni që nuk dinte të lehë”, me tekst të Gianni Rodari dhe regji të Melihate Qenës, do të shfaqet nesër, më 13 tetor, 2018 në Teatrin e Qytetit të Prishtinës, ‘Dodona”.

Shfaqja jepet në dy termine, në ora 12:00 dhe në 13:00.

Një qenush i vogël që nuk di të lehë, kalon në situata mjaftë sfiduese, herë – herë edhe duke u zhytur në huti deri sa takon zanën e qenve e cila edhe është çelësi i problemit të qenushit të vogël.

Shfaqja jep një mesazh për fëmijët se secili duhet të ketë besim në veten e vet dhe të jenë këmbëngulës nëse dëshiron të arrij synimin.

Në shfaqje aktrojnë: Roza Berisha-Fejzullahu, Valdet Rama dhe Avni Hoti.