Skenë nga filmi 'Ombrella'. Foto: QKK

Filmi ‘Ombrella’ do të shfaqet në festivalin e filmit ‘Go Mental!’ në Berlin

Filmi i shkurtër artistik, “Ombrella” (Umbrella) me skenar të Ag Apollonit dhe regji të Ben Apollonit do të shfaqet në festivalin, “Go Mental! International Short Film Festival” në Berlin, që mbahet këtë muaj.

Festivali “Go Mental!” do të mbahet online nga 26 deri më 30 maj 2021.

Ben Apolloni, regjisori i filmit ka konfirmuar për KALLXO.com përfshirjen e filmit “Ombrella” në programin zyrtar të Festivalit “Go Mental!”.

“Gjithsesi ishte befasi e mirë, sepse dëshira ime është që ky rrëfim i shkurtër për dhembjen tonë që po zgjatë shumë, të shikohet e përjetohet nga sa më shumë njerëz”, ka thënë regjisori Apolloni.

Filmi “Ombrella” trajton temën e të zhdukurve në luftën e Kosovës dhe familjet e tyre që presin.

Ky festivali këtë vit do të mbahet online.

“Për shkak të pandemisë aktuale, festivali do të transmetohet tërësisht në internet në Vimeo. Lidhjet për transmetimet në internet do të publikohen këtu dhe në Instagram @gomentalfilmfestiv brenda ditëve në vijim”, thuhet në webfaqen e festivalit.