Shfaqja ‘Arturo Ui’ jepet sot reprizë në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës do të sjellë sot në mbrëmje, në ora 20:00 në skenën e tij reprizën e shfaqjes “Arturo Ui” të Bertolt Bretit me regji të Bekim Lumit.

Drama në mënyrë simbolike, përshkruan, tematizon dhe pasqyron historinë e dhunshme të rrëmbimit të pushtetit ekonomik dhe politik nga gangsteri Arturo Ui (alias Adolf Hitler) dhe pasuesit e tij në vitet ‘30 të shekullit 20.

“Arturi Ui”, pavarësisht se është shkruar në një kohë relativisht të largët dhe për një periudhë gati 100 vjeçare barë një aktualit dhe ndërlidhet me shumë nga trendët dhe zhvillimet që karakterizojnë shumë shoqëri të botës.

Në shfaqje luajnë: Bujar Ahmeti, Afrim Kasapolli, Afrim Muçaj, Labinot Raci, Faris Berisha, Ylber Bardhi, Ismet Azemi, Edon Shileku, Valmir Krasniqi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Muhamed Arifi dhe Alban Rexhaj.

Shfaqja “Arturi Ui” do të shfaqet edhe nesër mbrëmje në TKK  në të njëjtin termin.