Del nga shtypi numri i ri i revistës ‘Akademia'

Ka dalë nga shtypi numri i gjashtë i revistës për kulturë, gjuhë dhe media, “Akademia”, botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni”.

Në numrin më të ri të kësaj revistë, të 6-tin me radhës, prej 600 faqesh janë botuar intervista, ese, studime, recensione, tregime, poezi dhe një dramë.

Pas parathënies shkruar nga redaksia e revistës, fillon intervista me akademik Ali Aliun, më pas vijojnë intervistat e fragmentuara të Umberto Ekos dhënë disa medieve italiane, angleze, amerikane, gjermane etj.

Në këtë numër janë botuar një numër i madhe shkrimesh nga krijues dhe studiues me emër në letrat shqipe, por edhe një numër përkthimesh nga gjuhë të huaja.

Botuesi ka bërë të ditur se numri i shtatë i revistës, sipas kalendarit të saj të publikimit një herë në katër muaj, do të botohet në muajin dhjetor.