Foto: KALLXO.com.

Ish-drejtori i Baletit Kombëtar kujtohet në dy vjetorin e vdekjes

Ahmet Brahimaj, ish-drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës është u kujtuar sot në dy vjetorin e vdekjes. 

Për të kujtuar ish-drejtorin Brahimaj, në Teatrin Kombëtar është mbajtur akademia “Në kujtim të Ahmet Brahimaj”, e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe BKK-ja.  

Drejtori i BKK-së, Sinan Kajtazi tha gjatë fjalës së tij, se ish-drejtori Brahimaj është më meritori që Kosova ka një Balet Kombëtar, por edhe shkollë për përgatitjen e balerinëve të rinj. 

“Profesori Brahimaj është më meritori për ringritjen e Baletit Kombëtar pas luftës, shkollimin e gjeneratave të reja dhe siguruar vazhdimësinë e baletit kosovar. Këshillat e tij kanë qenë të domosdoshme për arritjen e rezultateve për ne si balerin”, tha Kajtazi. 

Ndërsa, Rrustem Bajrami, koleg i Brahimajt, balerin i BKK-së evokoi momente nga puna me ish–drejtorin. 

“Ahmetin do ta kujtoj më mall çdoherë, ka për të folur për të tërë jetën për të sa nuk mjafton disa rreshta”, tha Bajrami 

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe Zogëza Brahimaj, bashkëshortja e ish-drejtorit Ahmet Brahimaj. 

“Ahmeti kishte duar të çelikta të mështjella me kadife, nuk kurseu  asgjë për profesionin e tij dhe familjen”, tha zonja Brahimaj. 

Në fund u dha një video-montazh që pasqyronte kontributin e Brahimajt dhe një pikë koreografike nga repertori i trupës së BKK-së. 

Ahmet Brahimaj lind në Novosellë të Pejës 1953.  Shkollën e Mesme të Baletit (1968-1972) e kreu në Shkup. Brahimaj i takon gjeneratës së parë të Baletit të Kosovës. 

Ishte ndër solistët kyç të BKK-së. Nga 1985 ai drejtori BKK-së deri sa u pensionua. Bahimaj kontribuoi në rithemelimin e BKK-së pas luftës dhe themelimin e paraleleve të baletit në kuadër të shkollës së mesëm të muzikës në Prishtinë. 

Nën drejtimin e tij, BKK arriti sukses duke realizuar shfaqje baleti të një niveli të lartë dhe bashkëpunoi me balerinë të njohur botëror.  

Për kontributin e tij dhënë për artin e vallëzimit në Kosovë ai është nderuar nga institucionet shtetërore. Më 2010 ai u nderua nga Presidentit i Kosovës çmimin “Artist i Merituar”.  

Brahimaj ka vdekur më 7 maj 2020.